Republika e Kosoves

Rahovec

NJOFTIM PUBLIK

2024/05/17 - 8:50

Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005, si dhe nenit 31 të Udhëzimit Administrativ MAPL Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Zyrën për Informim, bën këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Njoftohen qytetarët e komunës e Rahovecit, për organizimin e dëgjimit buxhetor publik për përgatitjen e KAB (Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025).
Dëgjim publik buxhetor me punëtorët shëndetësorë
Më: 24 maj 2024 (e premte),
në orën 14:45
Vendi: QKMF “Fahredin Hoti”
Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/…/Kalendari-i-degjimeve… mund të gjeni kalendarin e dëgjimeve buxhetore vitin 2024.
Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/…/Qarkorja-Buxhetore-2025-01… do ta gjeni Qarkoren e parë buxhetore 2025.
Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/?cat=32047 do ta gjeni të publikuar dokumentin për buxhetin e vitit 2025.
Kërkesat, komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni edhe përmes këtyre emailave: ekrem.bytyqi@rks-gov.net dhe blerta.gashi@rks-gov.net.
Mirë se vini!
Zyra për Informim