Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e OSBE-së.
Procedurat përmbarimore;
Projektet infrastrukturore;
Zbatimi i rekomandimeve të auditorit;
Vonesat e subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë;
Buxhetimi për funksionalizimin e tri çerdheve;
Furnizimi i shkollave me lendë djegëse – pelet dhe dru;
Konkursi për drejtor të QKMF-së;
Udhëkryqi i fshatit Xërxë, rrezik për banorët – kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës;
Infrastruktura e çerdheve;
Përfundimi i punimeve në “Kompleks Sportiv”
Ndërtimi, lokacioni dhe transporti për në “Shtëpinë e të Moshuarve”
Sanimi i problemeve në AMF-në e Opterushës;
Projekti i kullimit të tokave, Fortesë-Celinë;
Raporti financiar, janar-shtator 2024;
Themelimi i tri institucioneve për edukim në fëmijërinë e hershme – çerdhet në Krushë, Ratkoc dhe Xërxë;
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Planit Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, 2024-2026;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis, 2024-2028;
5. Shqyrtimi i Raportit Financiar, janar-shtator 2024;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës, P-00772-10, ZK- Xërxë;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm pjesë e parcelës, 05537-2, ZK- Rahovec;
8.Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin e institucionit për edukim në fëmijërinë e hershme në Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin e institucionit për edukim në fëmijërinë e hershme në Ratkoc të Komunës së Rahovecit;
10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin e institucionit për edukim në fëmijërinë e hershme në Xërxë të Komunës së Rahovecit;
11.Shqyrtimi i informatës nga DMSh, lidhur me situatën e zjarreve gjatë sezonës së verës;
Shtesë:
12. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim- vendimin për transferimin (harmonizimin) e mjeteve buxhetore 2024;