Republika e Kosoves

Rahovec

PROJEKTI ECO-ROUTES MBAN KONFERENCËN PËRFUNDIMTARE

2024/06/24 - 3:59

Sot, kryetari Latifi, bashkë me nënkryetarin, z. Fatmir Iska e z. Rrahman Krasniqi – koordinator dhe partnerët nga Bashkia e Kukësit, morën pjesë në konferencën përfundimtare të projektit “Rrugët e Eko-Turizmit në Zonën Ndërkufitare për Promovimin e Turizmit Alternativ (ECO-ROUTES)”, në Shishtavec të Kukësit.
Ky projekt kishte për qëllim të kontribuojë në promovimin e rritjes së zhvillimit të qëndrueshëm dhe atraktiviteteve të zonave Rahovec dhe Kukës, në mënyrë që të shfrytëzohen më mirë potencialet e tyre turistike, dhe të zhvillohet bashkëpunimi ndërkufitar, duke promovuar rrugët e eko-turizmit në të dyja zonat si korridore natyrore dhe kulturore.
Projekti “ECO-ROUTES” është pjesë e programit “IPA II – Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë 2014 – 2020”, i financuar dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe i zbatuar nga Komuna e Rahovecit, në partneritet me Bashkinë e Kukësit në Shqipëri, “Green Art Center – GAC” nga Kosova dhe Instituti i Kërkimeve Urbane – “URI”, nga Shqipëria.