Propozim – buxheti i Komunës së Rahovecit gati për vitin 2025 – i dorëzohet zyrtarisht Kuvendit
2024/08/29 - 6:51
Drejtori për Buxhet dhe Financa, z. Afrim Limani, sot, zyrtarisht, sipas afatit ligjor, dorëzoi propozim – buxhetin për vitin 2025, te kryesuesi i Kuvendit, z. Arbër Zenuni.
Pas përfundimit të dëgjimeve buxhetore me qytetarë, biznese, shoqërinë civile, fermerë, u dorëzua edhe dokumenti i propozim – buxhetit 2025-2027, që në seancën e radhës pritet të miratohet nga anëtarët e Kuvendit.
Në buxhetin për vitin 2025, janë përfshirë një numër i konsiderueshëm i projekteve të rëndësishme për Komunën e Rahovecit, kërkesa dhe propozime të bëra nga qytetarët gjatë dëgjimeve buxhetore, që janë mbajtur në qytet dhe në disa vendbanime.
Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025, duke i përfshirë të gjitha kategoritë ekonomike në total është 20,982,796.00€.