Republika e Kosoves

Rahovec

U MBAJT DËGJIMI BUXHETOR ME PËRFAQËSUESIT E OJQ-ve, BIZNESEVE, FERMERËVE, RINISË, PËRFAQËSUES TË SHKOLLAVE DHE GRUPET E INTERESIT

2024/08/06 - 11:21

Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi me përfaqësuesit e OJQ-ve, bizneseve, fermerëve, rinisë, përfaqësues të shkollave dhe grupet e interesit, në sallën e kuvendit komunal, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2025.

Për të siguruar që buxheti t’i reflektojë nevojat dhe prioritetet e qytetarëve, është thelbësore pjesëmarrja aktive e tyre në këtë cikël.

Dëgjimin e moderoi shefi i kabinetit të kryetarit, Ali Morina. Kryetari Komunës, z. Smajl Latifi, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, si dhe drejtori i financave, z.Afrim Limani shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2025.

Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025 do të jetë në vlerë: 20.982.000€

Kërkesat që u parashtruan ishin:

🔸Një lagje të mbillet me hardhi të rrushit dhe të emërtohet “lagje e hardhisë”;

🔸Ndërtimi i një parku te Rrasat;

🔸Rregullimi i murit te varrezat e serbëve;

Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme;

Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni online përmes këtyre e-mail adresave:

ekrem.bytyqi@rks-gov.net

blerta.gashi@rks-gov.net

skender.hamza@rks-gov.net