2024/08/07 - 11:14
Në fillim në orën 19:15, në sallën e kuvendit komunal vazhdoi cikli i dëgjimeve buxhetore me qytetarët e Rahovecit, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2025. Ky ishte dëgjimi i 13-të dhe i fundit i këtij cikli të dëgjimeve buxhetore për vitin 2025.
Për të siguruar që buxheti t’i reflektojë nevojat dhe prioritetet e qytetarëve, është thelbësore pjesëmarrja aktive e tyre në këtë cikël.
Kryetari Komunës, z. Smajl Latifi, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, foli gjithashtu për investimet kapitale që po ndodhin dhe për investimet që janë në plan për të ardhmen në qytet. Drejtori i financave, z.Afrim Limani, shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2025.
Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025 do të jetë në vlerë: 20.982.000€
Kërkesat që u parashtruan ishin:
🔻Rregullimi rrugës “Haxhi Hoti” – kanalizimi dhe gypi i ujësjellësit;
🔻Nevoja per dy policë të shtrirë (pengesa), në rrugën “Xhelal Hajda”
Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme.
Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.
Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni online përmes këtyre e-mail adresave: