Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e OSBE-së.
Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve:
Problemet e mungesës së ujit dhe reduktimet gjatë natës për lagjen e epërme;
Kërkesat kundrejt KRU Gjakovës;
Problemet me energji, rruga “Vëllezërit Frashëri” – vendosja e trafos;
Infrastruktura në Komunën e Rahovecit – trajtimi i rrugëve dytësore;
Diskutime rreth konkurseve, mënyra e vlerësimit dhe deficiti i kuadrove;
Kyçja në kanalizim për shtëpitë në rrugën “Vëllezërit Frashëri”
Problemet me aparat të fotokopjes nëpër shkolla;
Problemet me nyje sanitare në shkollën “Faik Konica” – Celinë;
Shtëpia e masakrës në Krushë të Madhe – procesi i shpronësimit;
Funksionalizimi i QMF- së në Krushë të Madhe;
Kujdestaria e shtatë barnatoreve në qytet;
Mbyllja e përkohshme e AMF-së në Opterushë – defekti me lagështi;
Çështja e ballkonit panoramik;
Gjendja jo e mirë e rrugës “Xhafer Nurkasa” në qytet;
Uji i pijshëm – kompetencat e KRU Gjakovës;
Trajtimi i rrugëve fushore;
Mbikëqyrja dhe hartimi i projekteve;
Infrastruktura sportive;
Qendra multifunksionale;
Propozimi për investime në bilborde në qytet;
Sheshi qëndror;
RENDI I DITËS ishte me 6 pika
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve;
3. Shqyrtimi dhe miratimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.235/24 i datës 25.07.2024 për shpalljen me interes të përgjithshëm publik;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e buxhetit për vitin 2025;
5. Shqyrtimi i Informatës nga DKA-ja, për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2024/2025;
6. Shqyrtimi i Informatës nga DKRS-ja, rreth muajit të mërgimtarëve;
Rendit të ditës, me shumicë votash iu shtuan edhe dy PIKA SHTESË:
Vendimi për dhënien në shfrytëzim e pronës së paluajtshme të komunës – lokalet afariste të stacionit të autobusëve në Rahovec, personave fizikë dhe juridikë;
Vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe shqyrtimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së komunës – lokalet e stacionit të autobusëve – Rahovec;
Nga 28 kuvendarë të pranishëm, me 16 vota “për”, 8 kundër dhe 4 abstenim, U MIRATUA BUXHETI I KOMUNËS SË RAHOVECIT PËR VITIN 2025 – 20.982.000€
Gjithashtu, pikat tjera të rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit.