Republika e Kosoves

Rahovec

Historiku

Territori i komunës së Rahovecit përfshihet në regjionin e Prizrenit dhe ka një pozitë të mirë gjeografike. Shtrihet në pjesën qendrore të gadishullit Ballkanik dhe i takon Evropës juglindore. Ky territor përfshin pjesën qendrore dhe jugore të rrafshit të Dukagjinit dhe është i ndarë në tri tërësi ose mikro regjione. E këto janë: rrafshi-luginor, kodrinor dhe malor. Territori i komunës së Rahovecit zë një sipërfaqe prej 275.5 km². Në Veri kufizohet me Komunën e Klinës me distance rreth 45 km, në VL me Komunën e Malishevës rreth 16 km, në JL me komunën e Suharekës rreth 17 km dhe atë të Mamushës, në J me Komunën e Prizrenit 25 km, dhënë P me komunën e Gjakovës 28 km dhe në largësi nga kryeqendra e Kosovës (Prishtina) rreth 60 km . Në Komunën e Rahovecit temperaturat mesatare vjetore janë 11,680C. Maksimumi absolute paraqitet në muajin Korrik prej 38,50C, ndërsa minimum në muajin shkurt me –14,50C. Reshjet maksimale në Rahovec janë 1.047,2 mm, ndërsa minimale janë 609,9 mm. Mesatarja e reshjeve është 707.7mm. Të reshurat e dëborës janë më të mëdha në Rahovec dhe atë në muajin Janar. Ditë me borë në Rahovec janë mesatarisht 15,7ditë. Rahoveci ka mesataren vjetore me mjegull prej 19. 7 ditë apo 5,4 %. Në këtë komunë janë dy zona që kanë karakter të veçantë të mbrojtjes : 1.Manastiri i Zoqishtës, Zoqishtë, dhe 2.Fshati Hoqë e Madhe, Hoqe e Madhe.