Republika e Kosoves

Rahovec

Sipërfaqja

Komuna e Rahovecit shtrihet në pjesën qendrore të gadishullit Ballkanik dhe i takon Evropës juglindore. Ky territor për fshin pjesën qendrore dhe jugore të rrafshit të Dukagjinit dhe është i ndarë në tri tërës i ose mikroregjione. E këto janë : rrafshi-luginor, kodrinor dhe malor. Territori i komunës së Rahovecit zë një sipërfaqe prej 275.5 km². Në Veri kufizohet me Komunën e Klinës me distance rreth 45 k m, në Verilindje me Komunën e Malishevës rreth 16 km, në Juglindje me komunën e Suharekës rreth 17 km dhe atë të Mamushës, në jug me Komunën e Prizrenit 25 km , dh e në perëndim me komunën e Gjakovës 28 km dhe në largësi nga kryeqendra e Kosovës (Prishtina) rreth 60 km. Në Komunën e Rahovecit temperaturat mesatare vjetore janë 11,68 0C.

Mesatarja e reshjeve është 707.7mm. Të reshurat e dëborës janë më të mëdha në Rahovec dhe atë në mu aji n Janar. Ditë me borë në Rahovec janë mesatarisht 15,7ditë. Rahoveci ka mesataren vjetore me mjegull prej 19. 7 ditë apo 5,4 %. Në këtë komunë janë dy zona që kanë karakter të veçantë të mbrojtjes : 1.Manastiri i Zoqishtës, dhe 2.Fshati Hoqë e Madhe.