Republika e Kosoves

Rahovec

Pozita gjeografike

Komuna e Rahovecit me tërë historinë e pasur në prodhim të verës dhe token pjellore ka potenciale të mëdha për zhvillime në të ardhmen. Zhvillimi ekonomik në komunën e Rahovecit është orientuar me së shumti në bujqësi, vreshtari dhe perime kulturë. Afro 65% e popullatës është vlerësuar se sigurojnë ekzistencën nga aktivitetet bujqësore. Mesatarja vjetore e të ardhurave për një fermer është përafërsisht 2,500 deri 3,000 €. Komuna e Rahovecit disponon me rreth 50 % të sipërfaqeve të vreshtave të Kosovës si dhe kapaciteteve përpunuese.
Pas testimit të tri alternativave zhvillimore, sipas koncepteve zhvillimore në hapësirë: zhvillimi monocentrik, korridoral dhe policentrik me tendencë baraspeshe zhvillimore, është arritur deri tek rekomandimi për opsionin e tretë të zhvillimit multinodalapopolicentrik me primesa të zhvillimit të baraspeshuar në komunën e Rahovecit. Përparësitë dhe mangësitë e të trija koncepteve, janë analizuar, diskutuar dhe vlerësuar dhe është arritur deri tek konstatimet që sollën rekomandimin e lartë cekur për zhvillimin multi nodal, të kontrolluar hapësinor, me tendenca të efekteve pozitive maksimale socio ekonomike në tërë territorin e komunës së Rahovecit. Për zhvillimin e ardhshëm ekonomik të komunës së Rahovecit është me rëndësi të veçantë të përcaktohen zonat ekonomike dhe hapësirat përkatëse për zhvillimin e veprimtarive te caktuara.