Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Rahovec

Buxhet dhe Financa

Në kuadër të kësaj Drejtorie themelohen sektorët me emërtimet në vijim:

1. Sektori për buxhet dhe financa,

2. Sektori për tatim në pronë,

Drejtoria për buxhet dhe financa ushtron përgjegjësitë që ka Komuna sipas dispozitave ligjore nga lëmi i buxhetit, financave, ekonomisë dhe zhvillimit:

a) Bënë përgatitjet e projektit të Buxhetit në procedurën e propozimit nga kryetari i Komunës për miratim në Kuvend.

b) Është përgjegjëse për mbajtjen e llogarive dhe raporteve financiare periodike dhe vjetore.

c) Është përgjegjëse për bashkëpunim me thesarin.

d) Është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit.

e) Përgatitë procedurat dhe raportet e kontabilitetit.

f) Ndihmon organet e komunës në planifikimin e mjeteve buxhetore.

g) Jep këshilla Komitetit për Politikë dhe Financa dhe komiteteve tjera mbi të gjitha çështje që kanë të bëjnë me buxhetin e Komunës.

h) Planifikon, përcakton obligimet në bazë të rregulloreve komunale të subjekteve të caktuara në Komunë, shkallën e ngarkesës (tarifën) nga lëmi i tatimit në pronë, taksave dhe gjobave komunale.

i) Mban evidencën e të hyrave buxhetore nga të hyrat vetanake të Komunës.