Republika e Kosoves

Rahovec

DKRS, publikon rishpalljen për aplikim për një përfaqësues nga OJQ dhe një përfaqësues nga shoqëria civile në cilësinë e ekspertit

2020/06/26 - 2:00

Bazuar në ftesën publike te datës 05.06.2020 të Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), në Komunën e për thirrjen publike për projekt-propozimet të pranuara nga organizatat jo qeveritare (OJQ), ftojmë organizatat jo qeveritare/shoqërinë civile, të aplikojnë për të marr pjesë në komisionin e vlerësimit, në cilësinë:

– Një përfaqësues nga OJQ-të

– Një përfaqësues nga shoqëria civile në cilësinë e ekspertit

Përfaqësuesit e lartcekur, do të jenë anëtarë të Komisionit vlerësues për vlerësimin e projekt-propozimeve për projekte kulturore-artistike, rinore dhe organizatat e dala nga lufta të cilat promovojnë dhe ruajnë vlerat historike e kombëtare dhe të trashëgimisë kulturore e kombëtare, të pranuara nga organizatat jo qeveritare (OJQ) sipas thirrjes publike të datës: 05 qershor 2020.

Afati për aplikim është deri me datë 29/06/2020 ora 16:00h. CV-të duhet të dërgohen në e-mail adresën si vijon: muharem.morina@rks-gov.net dhe të shkruhet në subjekt pozitën për anëtar të komisionit për të cilin aplikoni.

Rishpallje per aplikim

Bjondina Kleqka

Drejtoreshë e DKRS