Republika e Kosoves

Rahovec

DKRS, PUBLIKON THIRRJEN PËR APLIKIM PËR NJË PËRFAQËSUES NGA OJQ DHE NJË PËRFAQËSUES NGA SHOQËRIA CIVILE NË CILËSINË E EKSPERTIT

2021/03/26 - 4:42

Bazuar në ftesën publike të datës 12/03/2021 me nr. Prot.1046, të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport për thirrjen publike, për projekt-propozimet të pranuara nga organizatat jo-qeveritare (OJQ), ftojmë organizatat jo-qeveritare/shoqërinë civile, të aplikojnë që të marrin pjesë në komisionin e vlerësimit, në cilësinë:

– Një përfaqësues nga OJQ-të;

– Një përfaqësues nga shoqëria civile në cilësinë e ekspertit.

Qëllimi:

Qëllimi i kësaj thirrje publike është vlerësimi i projekteve të OJQ-ve dhe individëve që aktivitetin dhe fushëveprimtarinë kryesore e kanë Kulturën dhe Rininë, sipas thirrjes publike të datës 12/03/2021.

 

Dokumentat e kërkuara:

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. CV;
  2. Certefikata e lindjes;
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).

Afati për aplikim është deri më datën: 01/04/2021, ora 16:00h.

THIRRJE PER APLIKIM DKRS