Republika e Kosoves

Rahovec

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike z. Përparim Krasniqi, priti në takim përfaqësuesin e UNDP-së z.Glen Hearns

2019/02/19 - 4:45

Gjatë ditës së sotme Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, z.Përparim Krasniqi priti në zyrën e tij përfaqësuesin e UNDP-së i angazhuar për vlersimin afatmesëm të projektit GEF për Drinin.

Gjatë këtij takimi z. Glen Hearns ka falenderuar drejtorin Krasniqi për  realizimin e tërsishëm projektit të ndërtimit të Impiantit ABR për trajtimin e ujrave të zeza në Kramovik, dhe njëherit drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, z.Përparim Krasniqi e ka njoftuar se Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me kompaninë rajonale për ujra dhe  kanalizim  do të vazhdojë të kujdeset për mirëmbajtjen e këtij projekti.