Republika e Kosoves

Rahovec

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim apelon për qytetarët  për kujdes dhe vigjilent për shmangien gjithë shkaktarëve të mundshme të zjarreve

2020/07/17 - 9:56

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit apelon tek qytetarët  për kujdes dhe vigjilent për shmangien gjithë shkaktarëve të mundshme të zjarreve.

Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit, pasiqë vetëm kemi hyrë në sezonën e nxehtë të vitit ku zakonisht kemi një numër të madhë të zjarreve, drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në kuadër të planit vjetor të punës e ka paraparë që të zhvillojë një fushatë vetëdijësuese për mbrojtje nga zjarri duke organizuar takime me qytetarë. Por, duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhemi me virusin COVID-19 atëherë realizmi në tërësi i kësaj fushate vetëdijësuese na pamundësohet. Prandaj, këtë fushatë ne si drejtori kemi vendosur që ta bëjmë përmes mediave elektronike.
Në fotografinë e mëposhtme i gjeni të gjitha informatat dhe kontaktet e nevojshme për lajmërim dhe mbrojtje nga zjarri.
Mos shkaktoni zjarre të qëllimshme, mos u bëni shkaktar i ndonjë katastrofe eventuale që mundë të rrezikojë jetën e njerëzve dhe shkatërrim të mjedisit!

Për më shumë detaje, mund të gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2020/07/Apel-per-qytetare.pdf .

Zyra për Informim