Republika e Kosoves

Rahovec

Fillon kubëzimi i  rrugëve në fshatin Vrajakë

2020/10/12 - 1:49

Drejtoria për Shërbime Publike në kuadër të projektit ‘’ Ndërtimi i rrugëve lokale në Komunën e Rahovecit’’- LOT I, sot ka filluar me rregullimin e rrugëve me kubëza në fshatin Vrajakë.

Me këtë rast, të pranishëm në fillimin e punimeve ishin: kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, z. Përparim Krasniqi dhe Drejtori i DKA-së, z. Avni Morina.

Banorët në këtë fshat kanë falënderuar drejtorin Krasniqi që përmes realizimit të këtyre projekteve kapitale në infrastrukturë dhe në projekte të tjera, po ua lehtëson lëvizjen e tyre.

Poashtu,  drejtori Krasniqi njoftoi se do të vazhdohet me realizimin e këtij projekti edhe në lokalitete tjera.

 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun