Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Rahovec

Ftesë për mbajtjen e mbledhjes inauguruese të Kuvendit Komunal të Rahovecit

2021/11/24 - 11:15

Ftoheni të merrni pjesë në mbledhjen e parë inauguruese të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, e cila do të mbahet me datë 3 dhjetor 2021 (e premte)

Gjithashtu, ju njoftoj se më këtë rast do të bëni betimin dhe do të nënshkruani deklaratën për marrjen e detyrës së anëtarit/ës të Kuvendit të Komunës së Rahovecit.

Ceremonia e mbledhjes fillon në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Rahovecit.

Të bashkangjitur me ftesën gjeni edhe rendin e ditës.

  1. Ora 10:00 – 10:15 – Arritja dhe nënshkrimi i anëtarëve të rinjë të Kuvendit të Komunës dhe pjesëmarrësve të tjerë;
  1. Ora 10:15 – 10:45 – Fjala mirëseardhëse e anëtarit më të vjetër të kuvendit;
  2. Ora 10:30 – 10:45 – Kryesimi i mbledhjes nga anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës:

— Dhënia e betimit nga anëtarët e Kuvendit të Komunës;

— Dhënia e betimit të Kryetarit të Komunës;

  1. Ora 10:45 – 11:00 – Fjala Përshëndetëse e Kryetarit të Komunës;
  2. Ora 11:00 – 11:15 – Mbyllja e seancës.

Ju mirëpresim!

Me respekt;

Kryetar i Komunës

Smajl Latifi

Ftese per anetaret e rinje te Kuvendit