2023/01/17 - 9:36
Ref: M4Y/C1.3/R/04/2022/02 Data:16.01.2023
Ftohen të gjithë Individët e kualifikuar në fushën e Dizajnit Grafik të aplikojnë lidhur me shërbimet:
Krijimi i Brandbook dhe fushatës në gjuhën grafike.
Objektivat e projektit
Ndërgjegjësimi për rolin e shëndetit të zorrëve, kujdesin ndaj tyre dhe të ofroj produkte të cilat ndihmojnë në procesin e eliminimit, shëndetin e zorrëve dhe parandalimin e sëmundjeve të tyre.
Me qëllim të realizimit të këtij aktiviteti të projekti ftohen të gjithë kandidatët e kualifikuar që shprehin interesim të aplikojne për këtë shërbim.
Të gjithë kandidatet e interesuar të cilët dëshirojnë të aplikojnë duhet të dëshmojnë se janë të kualifikuar për shërbimet e lartë cekura duke bashkengjitur certifikatat, referencat së bashku me Protfolio dhe CV-në ose ndonje dëshmi tjetër e cila dokumenton përvojën relevante. Kandidatët duhet të kenë së paku tre (3) vjet eksperiencë në fushën relevante .
Një listë e profesionistëve të parakualifikuar do të krijohet sipas fushës së ekspertizës dhe një komision përzgjedhës prej të paktën tre anetarësh do të zgjedhë dhe krahasojë të paktën tre kandidatë të kualifikuar të cilët janë më të përshtatshmit për detyrën e caktuar dhe në bazë të poentimit më të lartë do të zgjidhet njëri prej tyre.
Përzgjedhja dhe vleresimi i kandidateve do të bëhet në perputhje me proceduart e Bankës Botërore sipas metodës Zgjedhja e konsulenteve Individual .
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dërgohet në email adresën fatbardhkab@gmail.com deri më datën 27.01.2023 deri në ora 16:00
Ky projekt është financuar nga Qeveria e Japonisë nëpërmjet mbështetjes së marrë nga Fondi i Zhvillimit Social të Japonisë, i administruar nga Banka Botërore,
Ovaj projekat je finansiran od Vlade Japana kroz podršku dobijenu u okviru Japanskog fonda za socijalni razvoj kojim administrira Svetska Banka.