Komuna e Rahovecit në shtator të vitit 2022 si pasojë e vërshimeve ka pësuar dëme të konsiderueshme në bujqësi, ekonomi familjare dhe amvisëri dhe kryetari ka formuar menjëherë një komision komunal i cili në bashkëpunim me qytetarët të cilët janë dëmtuar, me ditë të tëra ka bërë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve.
Komisioni komunal pas një pune të jashtëzakonshme në vlerësimin objektiv të dëmeve, ka hartuar raport profesional të detajuar sipas standardit të kërkuar nga komisioni qendror i kryesuar nga z. Kastriot Lajçi.
Komuna e Rahovecit përgjatë kësaj periudhe më shumë se një vjeçare, ka bërë përpjekje të vazhdueshme duke harmonizuar të gjithë procesin në bashkëpunim të plotë me AME-në, me qëllim që asnjë qytetar të mos mbetet pa u dëmshpërblyer.
Poashtu, Komuna e Rahovecit ka marrë të gjitha masat e nevojshme në hapjen dhe rregullimin e shtretërve të përrenjve me qëllim që të mos përsëriten vërshime dhe dëmtime të tilla si ato të 17 shtatorit të vitit 2022.
Sot, kur më në fund është kompensuar 90% e vlerës së dëmeve për 323 familje nga komuna e jonë, kryetari Latifi falënderon drejtorinë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, të gjithë anëtarët e komisionit komunal dhe atij qendror për angazhimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e treguar, poashtu falënderon qytetarët për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e treguar gjatë vlerësimit të dëmeve!
Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të tregoj seriozitet, gatishmëri dhe profesionalizëm për t’i qëndruar afër secilit qytetar i cili ka nevojë për mbështetje institucionale!