Republika e Kosoves

Rahovec

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit, z.Afrim Dina

2021/02/18 - 12:28

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit, z. Afrim Dina, këtë të enjte ka mbledhur në takimin e radhës anëtaret e Komitetit për Politikë e Financa.

Në këtë mbledhje kryesuesi, ka prezantuar të gjitha pikat e rendit të ditës që janë parapare që të diskutohen në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës.

Në mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit:

• Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

• Shqyrtimi i Propozim vendimit për bartjen e të hyrave vetanake të vitit 2020;

• Shyrtimi i Propozim vendimit për ndrzshimin dhe plotësimin e Rregullores pë Taksa Komunale 01 Nr. 80/20, e datës 29.06.2020;

• Shyrtimi i Propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-01687-3 në Zonën Kadastrale Rahovec;

• Shqyrtimi i Propozim vendimit për lirim nga taksa komunale për biyneset që operojnë në Komunën e Rahovecit;

• Shqyrtimi i Propozim vendimit për lirim nga qiraja mujore për bizneset dhe personat fizik të cilat shfrytëzojnë pronën e paluajtshme të Komunës;

• Informatë për Zonën e mbrojtur “Kanioni i Drinit të Bardhë te Ura e Fshejtë” ;

• Të ndryshme.