Republika e Kosoves

Rahovec

Komuna e Rahovecit dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi

2020/10/15 - 3:38

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi dhe ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, z.Blerim Kuqi, sot kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi.
Objekt i këtij memorandumi është realizimi i projektit “Furnizim me Pajisje të TI për shkollat e mesme”.
MEA, do të financojë me 10,000 euro, ndërsa komuna e Rahovecit, do të financojë këtë projekt përtej shumës së financuar nga MEA.
Kryetari Latifi, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e MEA-së për këto investime duke siguruar që Komuna e Rahovecit do të punojë me dinamikë të lartë dhe përkushtim për krijimin e kushteve për zhvillimin e arsimit në Rahovec do të vazhdojë me projekte të tilla edhe në të ardhmen.
Zyra për Mardhënie me Publikun