Republika e Kosoves

Rahovec

Komuna e Rahovecit ka nënshkruar marrëveshje me Fondin e Kosovës për efiçencë të energjisë lidhur me masat e energjisë efiçiente për tri objekte shkollore në Komunën e Rahovecit

2020/09/08 - 1:37

Sot, Kryetari i Komunës z.Smajl Latifi së bashku me Drejtorin Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë z.Admir Shala, kanë nënshkruar marrëveshjen lidhur me masat e energjisë efiçiente për tri objekte shkollore në komunën tonë.
Shkollat përfituese janë:
Shkolla “Hamëz Thaçi” në Xërxë
Shkolla “12 Maji” në Ratkoc
Shkolla “Skënder Kastrati” , paralelja e ndarë në Gexhë.
Këto projekte janë financim i përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së dhe Bankës Botërore përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.
Gjatë muajve të vjeshtës do të fillojë hartimi i dizajnit teknik për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në këto 3 objekte shkollore, ndërsa në pranverë projektet do të fillojnë së zbatuari.
Kryetari Latifi u shpreh mirënjohës ndaj drejtorit menaxhues të FKEE-së z. Admir Shala për kontributin e jashtëzakonshëm drejt jetësimit të këtyre projekteve të rëndësishme për komunën e Rahovecit, duke shtuar se bashkëpunimi i ndërsjelltë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun