Republika e Kosoves

Rahovec

Komuna e Rahovecit ka pranuar donacion prej 500 kg miell të cilat do të shpërndahen për nevojtarët

2020/12/30 - 3:07

Komuna e Rahovecit ka pranuar sot një donacion prej 500 kg miell, nga z.Adnan Xhemajli Coli nga Ratkoci.

“Solidariteti dhe humanizmi janë vlera që i kanë shoqëruar gjithmonë popullin shqiptar, sot në këtë kohë pandemie pranuam donacionin e radhës nga z.Adnan Xhemajli Coli nga Ratkoci. Donacioni përshin gjithsej 500 kg miell të cilat janë të dedikuara për familjet në nevojë në Komunën e Rahovecit”,- tha nënkryetari Iska.

 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun