Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Rahovec

KRM “EKO Regjioni” njësia në Rahovec, pranoi 4 kamionë për grumbullimin e mbeturinave

2020/11/13 - 3:57

Në prani të autoriteteve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientiit, të të ngarkuarit me punë në ambasadën e Japonisë në Kosovë z.Mitsunori OGASAWARA, në hapësirat e ndërmarrjes publike për menaxhimin e mbeturinave  KRM “EKO Regjioni” dhe Kryeshefit Nehat Basha në Prizren, sot kemi realizuar ceremoninë e dorëzim-pranimit të kamionëve për grumbullimin, transportimin dhe deponimin e mbeturinave për komunat: Rahovec, Suharekë, Malishevë dhe Dragash.

“Sot, Komuna e Rahovecit ka pranuar donacion 4 kamionë për grumbullimin e mbeturinave, që do të ndihmojnë në rritjen e aftësisë së komunës sonë, për të mbledhur mbeturinat në mënyrë më efektive, pra jo vetëm në ruajtjen e pastërtisë së qytetit, por edhe në përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve tanë. Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim ndaj popullit dhe qeverisë japoneze, e cila në vazhdimësi po mbështet Kosovën në disa fusha, posaçërisht në çështjet mjedisore dhe të zhvillimit të burimeve njerëzore”, është shprehur kryetari Latifi.