Republika e Kosoves

Rahovec

“KRONIKË NËPËR STUHI”-VJEN NË FESTAT E NËNTORIT

2022/11/28 - 9:17

Në prag të 28 NËNTORIT të lavdishëm, profesor Sabahajdin Cena sjelli librin e tij më të ri “KRONIKË NËPËR STUHI” – 2 (prill, maj, qershor), kushtuar të gjithë atyre që me sakrificën dhe vetëflijimin sollën këto ditë lirie.
Sabahajdin Cena si pjesëmarrës i drejtëpërdrejt i luftimeve dhe zhvillimeve dramatike të luftës së UÇK-së, po na pasqyron sistemakisht dhe në mënyrë kronologjike ngjarjet të lavdishme të luftës për liri dhe me profesionalizëm ka përshkruar detajisht kontributin dhe veprat e çdo dëshmori. Përmbledhja e të dhënave jetësore, lufta dhe rëniet e dëshmorëve, të publikuara në katër vëllime “ Kronikë nëpër stuhi”, mund të konsiderohen si një enciklopedi e llojit të vet.
Promovimin e këtij vëllimi e ka mundēsuar financiarisht mërgimtari Sylejman Sahit Berisha nga Drenoci i Rahovecit.
Gëzuar 28 Nëntorin e lavdishëm!