Republika e Kosoves

Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

2020/09/14 - 11:23

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Të dashur fëmijë, nxënës, mësimdhënës dhe prindër!
Sot, më 14 shtator, ka filluar viti i ri shkollor në të gjitha shkollat e komunës së Rahovecit.
Uroj të keni mbarësi dhe suksese në mësimnxënie. Poashtu, të gjithë punëtorëve të arsimit, në veçanti mësimëdhënësit i uroj për rifillimin e punës së tyre fisnike në edukimin e gjeneratave të reja.
Suksese dhe mbarësi! Urime viti i ri shkollor 2020/2021!