Republika e Kosoves

Rahovec

Kryetari i rizgjedhur i Rahovecit, Smajl Latifi, ka emëruar ekzekutivin e Komunës

2022/01/10 - 2:27

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i zgjedhur për të qeverisur komunën për periudhën katër vjeçare, ka filluar emërimin e stafit politik:

Fatmir Iska-Nënkryetar; Ali Morina-Shef i Kabinetit të Kryetarit; Besnik Hoti-Drejtoria për  Administratë; Berat Duraku-Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural; Afrim Dina-Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport;

Nora Boshnjaku-Drejtoria e  Punëve Inspektuese; Saranda Sallteku-Drejtoria për  Shëndetësi  dhe Përkujdesje Sociale; Avni Morina-Drejtoria Komunale e Arsimit; Afrim Limani-Drejtoria për Buxhet dhe Financa.

Albnor Mullaabazi-Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit; Erhan Morina-Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm; Afrim Oruqi-Drejtoria për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër dhe Përparim Krasniqi-Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Ende nuk është emëruar drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.