Republika e Kosoves

Rahovec

Kryetari Latifi ka pritur në takim arkitekt e rinjë të komunës së Rahovecit

2019/02/05 - 1:21

Gjatë ditë së sotshme, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi sëbashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Rumir Zhuniqi, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit kanë pritur në takim arkitekt të rinjë të komunës së Rahovecit.

Kryetari Latifi u ka thënë atyre se rinia e Rahovecit është pasuria jonë më e madhe, kam nderin dhe kënaqësinë që t’ju pres në takim juve si arkitektët e rinj e që prezantuat një projekt shumë interesant dhe kreativ. Monumenti ‘GRAPELAND’ është një monument i ideuar nga grupi juaj i të rinjëve arkitektë, që ka potencial të bëhet pjesë e identitetit të Rahovecit.

“Unë shpreha gatishmërinë e Komunës që të përkrahë projektin me të gjitha kapacitetet deri në realizim. Njëkohësisht ne vazhdimisht inkurajojmë të rinjtë tanë që të angazhohen dhe japin kontributin e tyre për Rahovecin”, ka thënë kryetari Latifi.

 

H.Krasniqi

Zyrtar për Informim