Republika e Kosoves

Rahovec

Kryetari Latifi ka pritur në takim Fëmijët e Shkollës së Futbollit “Anadrini”, bashkë me Kryetarin e klubit “Anadrini”, Behar Bytyçi

2021/12/29 - 2:47

Sot, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim në zyrën e tij,  Fëmijët e Shkollës së Futbollit “Anadrini”, bashkë me Kryetarin e klubit “Anadrini”, Behar Bytyçi dhe trajnerin e profesorin e Kulturës Fizike, Shefqet Morina.

“Sot, në zyrë i prita disa mysafirë të veçantë, të cilët më gëzuan e më sollën energji pozitive me vizitën e tyre. Fëmijët e Shkollës së Futbollit “Anadrini”, bashkë me Kryetarin e klubit “Anadrini”, Behar Bytyçi dhe trajnerin e profesorin e Kulturës Fizike, Shefqet Morina ma dhuruan një fanelë të KF “Anadrini” dhe më uruan për detyrën si kryetar në mandatin e dytë. Fëmijëve të kësaj shkolle u ofrova mbështetje për t’i zhvilluar dhe për t’i promovuar talentet e tyre të veçanta në futboll, me shpresën që në të ardhmen të depërtojnë në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare të futbollit profesional. Dera e institucionit të Komunës së Rahovecit do të jetë gjithmonë e hapur për të rinjtë e talentuar që kanë nevojë për mbështetje në synimet e tyre për t’i prekur majat, në sport, kulturë, art apo çfarëdo fushe tjetër”, ka thënë kryetari Latifi.

Kryetari i klubit  të futbollit “Anadrini”, Behar Bytyçi ka falënderuar kryetarin Latifi për pritjen në takim dhe mbështetjen e vazhdueshme të dhënë për klubin.