Republika e Kosoves

Rahovec

Kryetari Latifi ka pritur ne takim përfaqësues të fermervëve belgtorë të komunës së Rahovecit

2020/09/07 - 1:18

Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi, ka pritur në takim përfaqësues të fermerëve blegtorë të komunës së Rahovecit si dhe pronarin e pikës më të madhe grumbulluese të qumështit “Pashtriku”, të cilët i janë drejtuar sot komunës së Rahovecit për të shprehur shqetësimin serioz të tyre për pamundësinë e dorëzimit të qumështit në pika grumbulluese.
“Fjala është konkretisht për një problem që ka filluar të thellohet edhe më shumë pas situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, ku nga ana e fermerëve u njoftova se tashmë dorëzimi në pikën më të madhe grumbulluese të qumështit po bëhet i pamundur për shkak se Qendra Grumbulluese e Qumështit “Pashtriku”, nga 25,000 litra qumësht sa pranonte brenda ditës tanimë nuk arrin të pranojë as 10,000 litra, për shkak të refuzimit të qumështit. Një problem i tillë është mjaft serioz do të dërgonte në një kolaps, falimentimin e qindra stallave, mbetjen e qindra punëtorëve pa punë, këputjen e një hallke të rëndësishme të zingjirit që ndikon direkt në mirëqenien sociale dhe zhvillimin e ekonomisë familjare.
I gatshëm për bashkëpunim dhe përkrahje, i bindur që duhet bërë ndërhyrje urgjente në pakon e rimëkëmbjes ekonomike, fermerët blegtorë i sigurova se do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me Asosacionin e Komunave të Kosovës, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për mundësitë e përbashkëta për të përkrahur sektorin e qumështit që të dal nga kjo gjendje e rënduar”,- ka thënë kryetari Latifi.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun