Republika e Kosoves

Rahovec

KRYETARI LATIFI TAKOI KOMANDANTËT E LMT-SË

2022/09/07 - 3:15

Sot, kryetari Latifi priti në një takim përshëndetës, komandantin e deritanishëm të LMT -së, z. Gerhard Kopf dhe komandantin e ardhshëm të LMT -së në Rahovec, z. Manfred Bernhard.
Komandantin Kopf, e falënderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në mbikëqyrjen e sigurisë, ndërsa komandantit të ri të LMT-së, z. Manfred Bernhard, i uroi mirëseardhje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm!
Në fund të takimit, u pajtuan se bashkëpunimi dhe koordinimi me KFOR-in do të jetë i plotë dhe në shërbim të qytetarëve të Komunës së Rahovecit!