Republika e Kosoves

Rahovec

Kryetari Latifi vizitoi bibliotekën komunale “Sylejman Krasniqi” dhe muzeun e qytetit

2019/02/01 - 4:32

Gjatë ditë së sotme kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Bjondina Kleqka, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport kanë vizituar bibliotekën komunale “Sylejman Krasniqi” dhe muzeun e qytetit në Rahovec.

Kryetari, nënkryetari dhe drejtoresha, u pritën në takim nga zyrtarët e muzeut dhe bibliotekës, qëllimi i vizitës ishte për  tu informuar më për së afërmi për gjendjen aktuale të bibliotekës dhe muzeut të qytetit, renovimet e bëra gjatë vitit 2018, si dhe punët që janë paraparë të kryhen gjatë vitit 2019.

H.Krasniqi

Zyrtar për Informim