Republika e Kosoves

Rahovec

Kryetari Latifi vizitoi disa shkolla me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020-2021

2020/09/14 - 1:49

Gjatë ditës së sotme, kryetari Latifi së bashku me drejtorin e arsimit, z. Avni Morina dhe nënkryetarin e komunës, z. Fatmir Iska kanë vizituar sot disa shkolla të komunës së Rahovecit për të parë nga afër ecurinë e fillimit të vitit të ri shkollor 2020/2021.
“Task Forca Komunale në nivel të DKA-së është në koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me Task Forcat e Shkollave, për të siguruar kushte sa më të mira për të zhvilluar mësimin në kushte e rrethana pandemie.
Si komunë, kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura, siç janë dezinfektimi i shkollave dhe pajisja e tyre me maska, dezinfektues dhe pajisje higjienike. Nga Drejtoria e Arsimit u informuam se procesi mësimor në të gjitha institucionet edukativo arsimore të komunës sonë ka filluar normalisht, pa probleme dhe në përputhje të plotë me planin e veprimit të Task Forcës Komunale në nivel të DKA-së”,- u shpreh Kryetari Latifi.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun