Republika e Kosoves

Rahovec

KRYETARI TAKON PËRFAQËSUESIT NGA DEMOS DHE CIVIKOS

2022/11/10 - 1:36

Kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi priti në zyrën e tij Drejtoreshën e projektit Decentralisation and Municipal Support – DEMOS, znj. Celestine Krösschell Postema, zyrtarin nga Platforma CIVIKOS si dhe Drilon Shalën, përgjegjës në kuadër të projektit DEMOS për komponentën e Auditimit Social.
Mes tjerash u informua që Komuna e Rahovecit, është zgjedhur mes katër komunash, qytetarët e së cilës do të monitorojnë zbatimin e projekteve kapitale, ku do të shpalosin përspektivën e tyre me qëllim që investimet që realizohen nga Komuna të jenë sa më cilësore dhe më afër kërkesave të qytetarëve.
Projekti i cili është përzgjedhur nga komuna e Rahovecit, e që do t’i bëhet Auditimi Social është “Ndërtimi i infrastrukturës për personat me nevoja të veçanta”.
Falënderojmë për bashkëpunimin e vazhdueshëm projektin DEMOS Helvetas, si dhe njëkohësisht ftojmë qytetarët që të jenë sa më aktiv në procesin e auditimit social, me ç’rast do të rritet fryma e bashkëpunimit dhe llogaridhënies institucionale