Republika e Kosoves

Rahovec

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e dymbëdhjetë dhe të fundit për vitin 2018

2018/12/28 - 12:12

Nën kryesimin e kryesuesit të kuvendit komunal, Afrim Dina, në prani të kryetarit Smajl LAtifi,kuvendarëve, drejtorëve të Drejtorive Komunale dhe përfaqësuesit të OSCE-së Sead Raba, sot është mbajtur mbledhja e dymbëdhjetë e kuvendit komunal të Rahovecit dhe e fundit për vitin 2018.

Pas diskutimeve nga ana e kuvendarëve u aprovuan këto pika: Vendimi i Kryetarit që të jepet pëlqimi për inicimin e procedurës për shpronësimin e pronës së paluajtshme private për hapjen e rrugës publike “Edit Durham”, Vendimi i  Kryetarit të Komunës rreth shërbimeve të varrimit, Aprovimi i Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2019, Plotësim ndryshimi i Rregullores për Taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba.

Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe Raporti i komisionit për zgjedhjen e kryetarëve dhe këshillave lokal.

Në këtë veglz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/, mund ti shihni video incizimet e mbledhjeve të kuvendit komunal.

Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/, mund ti gjeni procesverbalet nga mbledhjet e mbajtura të kuvendit komunal të Rahovecit.

H.Krasniqi

Zyrtar për Informim