Republika e Kosoves

Rahovec

Kuvendi Komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt

2020/06/29 - 3:00

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal.

Kuvendi Komunal i Rahovecit ka mbajtur seancën e gjashtë me radhë e cila u hap nga kryesuesi i Kuvendit, z. Afrim Dina. Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës z. Smajl Latifi, nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

Kryetari i komunës z.Smajl Latifi, në hapjen e mbledhjes së gjashtë të Kuvendit Komunal,ka shprehur  indinjatën rreth aktakuzës së ngritur ng Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, për z.Hashim Thaçi dhe  z. Kadri Veseli, ku tha Populli shqiptar i Kosovës ka përjetuar përndjekje e masakra për më shumë se një shekull nga shteti serb. Përkundër kësaj ia ka dalë të mbijetojë e ta ruajë identitetin dhe të qëndrojë në trojet e veta stërgjyshore. Lufta e fundit (1998-99) ishte edhe një dëshmi për botën e civilizuar për egërsinë e shtetit të Serbisë. Zaten, dhuna sistematike dhe represioni i patolerueshëm shtetëror, bënë që shtetet e civilizuara perëndimore të ndërhyjnë edhe ushtarakisht për ta ndalur shpopullimin e Kosovës nga shqiptarët. Bota u bind për monstruozitetin e regjimit serb kur hasi nëpër varreza masive, krematoriume, shkatërrime të pronave të shqiptarëve, dëme të mëdha materiale dhe jetë të rrënuara.
Ndonëse hetuesit ndërkombëtarë i kanë parë dhe identifikuar të gjitha këto, asnjë masë ndëshkuese nuk është ndërmarrë kundër atyre që urdhëruan dhe i bënë këto krime.
Drejtësia selektive dhe e vonuar nuk është drejtësi.
Populli i Kosovës ka përjetuar në lëkurë të vetë dhunën, represionin dhe gjenocidin serb. Mbi 400 masakra, mijëra shqiptarë të vrarë e të djegur, të zhdukur, femra të dhunuara, shkatërrime kudo, të gjitha me plane dhe veprime të organizuara për të realizuar shfarosjen e shqiptarëve, dëbimin me dhunë dhe përzënien e tyre, pa i kursyer sulmet e goditjet edhe ndaj tempujve fetarë e udhëheqësve të tyre.

Shqyrtimi dhe aporvimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar, pytjet dhe përgjigjet në pytjet e kuvendarëve, shqyrtimi dhe aprovimi i Kormizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023, Shqyrtimi dh aprovimi i Draft-rregullores për taksa komunale, Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të kryetarit të Komunës pqër faljen e borxhit për taksë komunale ishin pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të kuvendit të cilat edhe u aprovuan.

Elauborimin  e Kornizës afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2021-2023, e bëri drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, z. Afrim Limani.