Republika e Kosoves

Rahovec

Kuvendi Komunal i Rahovecit përmbylli punimet për vitin 2020

2020/12/29 - 4:42

Në shtëpinë e kulturës “Mensur Zyberaj”, Kuvendi komunal i Rahovecit, sot ka mbajturmbledhjen e 12-të të rregullt, në të cilën është debatuar dhe janë miratuar të gjitha pikat që ishin në rend dite për këtë mbledhje.

Në mbledhje kanë kaluar këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe provimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për shpalljen “Qytetar Nderi” Gjeneralin Ton van Loon;
  2. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për miratimin e planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2021;
  3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës rreth shërbimeve të varrimit për vitin 2021;
  4. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të komisionit për emërtimin e rrugëve, shesheve lagjeve urbane rreth emërtimeve e reja;
  5. Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale me pronë private;
  6. Shqyrtimi dhe marrja e vendimit për dalje në debat publik të Draft rregullores komunale për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të komunës së Rahovecit;
  7. Shqyrtimi i Planit vjetor të prokurimit për vitin 2021;
  8. Shqyrtimi i realizimit të planit të punës për vitin 2020 të Auditorit të Brendshëm, si dhe shqyrtimi i planti të punës për vitin 2021;
  9. Shqyrtimi i Raportit të punës të Kuvendit Komunal për vitin 2020;
  10. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punë së Kryetarit të Komunës për vitin 2021;
  11. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punë së Kuvendit të Komunës për vitin 2021;
  12. Shqyrtimi i Propozim Vendimit për shfuqizimin e Vendimit 01 Nr.131/20, të datës: 30.11.2020, për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër;
  13. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër;
  14. Informatë rreth konkursit ndërkombëtar për dizajnimin e Sheshit Qendror të Qytetit të Rahovecit.
  15. Shqyrtimi i Propozim Vendimit për shfuqizimin e Vendimit 01-Nr.132/20 i datës 30.11.2020 për ndërrim destinimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore.

Mbledhja e sotme, ishte e fundit për këtë vit me të cilën edhe ky institucion përmbylli punimet për vitin 2020.

Në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/  , mund ti gjeni të gjitha procesverbalet e mbledhjeve për vitin 2020.

Në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve /  , mund ti gjeni videoi incizimet e mbledhjeve për vitin 2020.

 

Zyra për Informim