Republika e Kosoves

Rahovec

Ky është kalendari i dëgjimeve publike me qytetarë të Komunës së Rahovecit për buxhetin e vitit 2021

2020/06/22 - 3:01

Në mbështetje të nenit 68 paragrafi 68.1 i Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale në Republikën e Kosovës (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 28/2008), nenit 17 dhe nenit 18 paragrafi 1 pika 1.7 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005 të datës 29.03.2017 dhe dispozitave të nenit 7 dhe nenit 11 të Rregullores Komunale për Transparencë me Nr. Prot. 2697 të datës 30.08.2019, Kryesuesi i Kuvendit në koordinim me Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, organizojnë dëgjime publike me qytetarë për buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2021.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, z .Afrim Dina ka përgatitur kalendarin e dëgjimeve publike me qytetar për buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2021, në kuadër të këtij kalendari janë paraparë që  të mbahen 16  takime publike me qytetarë.

Dëgjimet publike me qytetarë, janë paraparë të fillojnë nga data 06 korrik  dhe do të përfundojnë me datë 16 korrik 2020.

Zyra për Informim