2023/03/17 - 9:41
•Kryesuesi i mbledhje, Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme në Komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojmë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar nga takimi i fundit i mbledhjes së KKSB-së.
Në këtë mbledhje u diskutua rreth çështjeve:
•Për lirimin e trotuarëve;
•Raportimin e shkeljeve ligjore;
•Për punishtet në terren;
•Siguria në trafik;
•Qentë endacak;
•Ndërtimet pa leje;
•Mbrojtjen e lumenjve që rrjedhin – ndalimi i hudhjes së mbeturinave;
•Përpjekja intenzive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë (Siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore)
Komandanti i stacionit policor në Rahovec, z. Fazli Morina, si zakonisht foli rreth situatës së sigurisë në komunën tonë me statistika si në vijim:
•Kanë ndodhur 102 vepra penale, 17 incidente jopenale.
4 lëndime të lehta, vjedhje 5 raste, 8 raste të dhunës në familje,
2 raste të narkotikëve, konfistim të armëve 12 raste, 7 raste urdhër kontrolli.
Janë arrestuar për mbajtje 48 orë 16 persona, raste të huligabizmit 2 raste, të dëmtimit të pasurisë 7 sosh (në palestër).
•Sa i përket sigurisë në komunikacion rrugor;
Janë dhënë 1431 gjoba në komunikacion rrugor.
•Rreth sigurisë në shkolla, janë bërë 142 vizita.
Prej shkollave janë raportuar 5 raste (sulm, asgjësim i pasurisë, lendim i lehtë trupor)
•Në fund të mbledhjes, kryetari falenderoi të gjithë anëtarët për kontributin, angazhimin dhe punën e bërë. Atyre që do ta agjërojnë muajin e Ramazanit, urime dhe agjërim të lehtë.