Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Rahovec

Mbahet mbledhja e njëmbëdhjetë e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit

2020/11/17 - 12:47

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Rahovecit, sot ka mbajtur mbledhjen e njëmbëdhjetë të rregullt për vitin 2020, në të cilën janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit.

Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal janë rekomanduar këto pika:

  1. Shqyrtimi i vendimit për vënien në debat publik të Koncept Planit për Deponin e Mbeturinave të Ngurta;
  2. Shqyrtimi i Propozim vendimit për vënien në debat publik të Koncept Planit për Deponin e Mbeturinave të Vëllimshme;
  3. Shqyrtimi i Propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër personave juridik P-02279-0,02280-0,02281-0;
  4. Shqyrtimi i Propozim vendimit për ndërrim destinimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore;
  5. Shqyrtimi i Draft Rregullores për Përkujdesje dhe Mbrojtje të Fëmijëve dhe marrja e vendimit për dalje në debat publik;
  6. Ri kategorizimi i zonës së mbrojtur Kanioni i Drinit të bardh, tek ura e shejt.

Zyra për Informim