Republika e Kosoves

Rahovec

Mbahet mbledhja e pestë e KKSB-së, situata u vlerësua si e qetë dhe stabile

2020/09/14 - 2:17

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, në respektim të masave të pandemisë Covid-19, sot është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në komunën e Rahovecit, situata u vlerësua si e qetë dhe stabile.

Hapjen e mbledhjes e ka bërë Smajl Latifi, kryetar dhe kryesues i KKSB-së për pikën e parë Informatë rreth menaxhimit të situatës së krijuar nga Covid-19 nga komuna e Rahovecit ka thënë se menaxhimi i është bërë në koordinim të plotë me institucionet lokale dhe ato nacionale.

“Janë bërë testime të mësimdhënëseve dhe se bazuar në rezultatet  e dala, mund t’ju njoftoj se një numër i vogël i mësimdhënëseve kanë dal të infektuar me Covid-19, testimet do të vazhdojnë. Janë bërë dezinfektimet në të gjitha objektet e shkollave dhe institucionet tjera, dezinfektimet do të vazhdojnë edhe më tutje. Shkollat janë furnizuar me maska dhe me dezinfektues. Uroj dhe besoj që do të ja dalim, pasi që kjo është një situatë e re për të gjithë ne. Apeloj tek të gjithë qytetarët, që të kenë kujdes pasi që virusi ekziston dhe se duhet respektohen të gjitha masat dhe rekomandimet e institucioneve lokale dhe të atyre nacionale”, ka thënë kryetari Latifi.

Kurse për pikën dy Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit, kryetari Latifi, ka thënë se duke u bazuar në të dhënat zyrtare që posedon situata e sigurisë në gjithë territorin e komunës është e qetë stabile.

Fazli Morina, komandant i stacionit të Policisë në Rahovec ka raportuar për situatën e sigurisë për periudhën 09 korrik-10 shtator, sipas tij gjatë kësaj periudhe raportuese janë regjistruar gjithsejtë 88 raste, prej tyre 85 vepra penale, 03 incidente të ndryshme.

Avni Morina, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka dhënë Informatë rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-202, duke thënë se viti i ri që ka filluar sot, është bërë në koordinim me institucionet lokale dhe me institucionet nacionale, nëse do të ketë ndonjë ndryshim, përgjegjësit për mbarëvajtjen e mësimit do të njoftohen me kohë. Është formuar edhe Task Forca Komunale të cilën e udhëheq kryetari i komunës, Smajl Latifi.

Zyra për Informim