Republika e Kosoves

Rahovec

Mbahet mbledhja e pestë e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit

2020/05/20 - 11:54

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit, sot ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2020, në të cilën janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit.

Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal janë rekomanduar këto pika: Shqyrtimi i Propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019; Shqyrtimi i Vendimit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë; Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të Komunës për dhënien e pronës së paluajtshme-Lokaleve afariste të Komunës në shfrytëzim personave juridik dhe Raport i DKA-së për ecurinë e zhvillimit të mësimit online/në distancë.

Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-komitetit-per-politike-dhe-financa/, mund ti gjeni procesverbalet e mbledhjeve të kaluara të KPF-së.

Zyra për Informim