Republika e Kosoves

Rahovec

Mbahet mbledhja e tretë e Komitetit për Komunitete në komunën e Rahovecit

2020/10/14 - 11:21

Në kryesimin e kryesuesit të Komiteti për Komunitete në komunën e Rahovecit, Bajram Morina, sot është mbajtur mbledhja e tretë e këtij Komiteti, të pranishëm në këtë mbledhje kanë qenë edhe anëtarët të cilët e bëjnë këtë Komitet.

Shef i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim në komunën e Rahovecit, Lendrit Qeli,  ka folur për Zbatimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit të Qeverisë për integrimin e komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptas, duke thënë se në kuadër të këtyre dokumenteve janë katër komponente e  që do të merremi në vazhdimësi: Arsimi, banimi, shëndetësia dhe mirëqenia sociale dhe së më shumë mjete janë ndare për banim.

Qeli është shprehur se përgatitja e këtyre dokumenteve edhe pse me vonesë është bërë me mbështetjen e donatorëve të ndryshëm, sigurisht që me ndihmën e donatorëve dhe bashkëpunimit të komunës, do të gjejnë zbatim këto dokumente dhe se qytetarët e komuniteteve jo shumicë që jetojnë në komunën e Rahovecit do të preken përmes projekteve të ndryshëm.

Zyra për Informim