Republika e Kosoves

Rahovec

Mbledhja e dytë e KPF-së për vitin 2019 në komunën e Rahovecit do të mbahet me 14 Shkurt

2019/02/07 - 10:43

Kryesuesi  i Komitetit për Politik dhe Financa ,Afrim Dina, ka ftuar anëtarët e këtij komiteti në mbledhjen e dytë të rregullt e cila do të mbahet me datë 14 Shkurt 2019, (e Enjte) me fillim në ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit.

Kryesuesi Dina, ka caktuar këtë rend dite:

  1. Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
  2. Shqyrtimi i Vendimit për Themelimin e Komitetit Konsultativ për Shërbime Publike,
  3. Shqyrtimi dhe marrja e Vendimit për dalje në debat publik të Draft Rregullores për Realizimin e të Drejtave të Fëmijëve,
  4. Shqyrtimi i Vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm të pronave për rrugën tranzitë në Rahovec,
  5. Informatë mbi Kontratat kornizë të Komunës së Rahovecit,
  6. Shqyrtimi i Planit të Prokurimit për vitin 2019,
  7. Shqyrtimi i Raportit të Punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2018,
  8. Shqyrtimi i Planit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2019,
  9. Të ndryshme.

H.Krasniqi

Zyrtar për Informim