Republika e Kosoves

Rahovec

Mbledhja e parë e KPF-së për vitin 2019 në komunën e Rahovecit do të mbahet me 18 Janar

2019/01/10 - 3:58

Kryesuesi  i Komitetit për Politik dhe Financa ,Afrim Dina, ka ftuar të gjithë anëtarët këtij komiteti në mbledhjen e rregullt e cila do të mbahet me datë 18 Janar 2019, (e Premte ) me fillim në ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit.

Kryesuesi Dina, ka caktuar këtë rend dite:

  1. Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
  2. Shqyrtimi i Plotësim ndryshimit të Vendimit 01 Nr.1025 i datës 29.03.2018, për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa,
  3. Raporti vjetor i punë së Kryetarit të Komunës së Rahovecit për vitin 2018,
  4. Informatë mbi Planin e punës të Kryetarit të komunës dhe qeverisë komunale për vitin 2019,
  5. Raporti vjetor financiar i komunës së Rahovecit për vitin 2018,
  6. Informatë nga Plani vjetor i njësisë së auditimit të brendshëm të KK- Rahovec,
  7. Shqyrtimi i Planit të veprimit të Rekomandimeve për vitin 2018 nga auditori kombëtar

( të jashtëm),

  1. Shqyrtimi i Raportit të punës së Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2018,
  2. Të ndryshme.

Rend Dite KPF – 18.01.2019

H.Krasniqi

Zyrtar për Informim