Republika e Kosoves

Rahovec

Mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit do të mbahet me 29 Mars 2018

2018/03/21 - 9:50

 

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit Afrim Dina, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit që të marrin pjesë në mbledhjen e cila do të mbahet me datë 29 Mars 2018 ( e Enjte), me fillim në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Për ketë mbledhje kryesuesi Afrim Dina ka propozuar dymbëdhjetë pika për rend dite:

1.Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

2.Pyetjet dhe përgjigje në pyetjet e këshilltarëve,

3.Rishikimi i vendimit 01 Nr. 592, për themelimin e Komitetit për Politik dhe Financa,

4.Shqyrtimi dhe aprovimi i bartjes se të hyrave vetanake nga viti 2017-2018,

5.Shqyrtimi i Raportit financiar të vitit 2017,

6.Informat Financiare mbi obligimet kontraktuale dhe financiare 2012-2017,

7.Shqyrtimi i raportit të brendshëm për shëndetësi,

8.Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Vendimit të Kryetarit të Komunës rreth shërbimeve të varrimir,

9.Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për shfuqizimin të vendimit 01 Nr.585, rreth ndërtimit të palestrës sportive në fshatin Krushë e Madhe,

10.Shqyrtimi  dhe aprovimi i Propozimit të Kryetarit 01 Nr.124/2018 për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pronës së Paluajtshme komunale për “Ndërtimin e Palestrës Sportive”, në fshatin Krushë e Madhe,

11.Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim Vendimit për inicimin e procedurave për themelimin e Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe,

12.Shqyrtimi i Propozimit të Kryetarit dhe marrja e vendimit për ndarjen e mjeteve financiare.

 

Zyra për Informim