Republika e Kosoves

Rahovec

NDIHMOHEN 250 FAMILJE NË NEVOJË TË KOMUNËS SË RAHOVECIT (shpërndarja e pakove është duke vazhduar)

2020/03/21 - 11:13

Komuna e Rahovecit ka pranuar sot një donacion prej 250 pako ushqimore me artikuj themelorë dhe miell, nga ndërrmarrja “VIVA FRESH STORE”.

Falënderim të madh për ndërmarrjen “VIVA FRESH STORE” me pronar z.Xhevdet Rexhepi, ndërrmarrje kjo e cila ka ndarë 250 pako ushqimore dhe miell për familjet në asistencë sociale të Komunës së Rahovecit, shpërndarja e të cilave po bëhet bashkëpunim me “Kryqin e Kuq” dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Rahovec.

Faleminderit edhe menaxherit të “VIVA FRESH STORE” në Rahovec, z.Emrah Haxhiimeri, i cili bashkë me stafin, në këto ditë të vështira po qëndrojnë afër qytetarëve të komunës sonë, me shërbime cilësore dhe pa u ndalur fare.

Ndjenja e solidaritetit dhe të qenët bashkë na shoqëroftë edhe më tutje!