Republika e Kosoves

Rahovec

Në Komunën e Rahovecit u mbajt turneu i shahut për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Falmurit Kombëtar

2020/11/27 - 10:03

Në kuadër të aktiviteteve për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Klubin e Shahut “Rahoveci” dhe Këshillin Rinor “Rahoveci”, organizuan turneun regjional ne shah, i cili është mbajtur për herë të parë në nivel regjional në Komunën e Rahovecit.

Pjesëmarrës në këtë turne ishin shahistë të rajonëve të ndryshme, ku turneu është zhvilluar me sistem Zviceran, shtatë gjiro dhe tempo i lojës 3+2 minuta.

Fitues të turnirit janë shpallur këta shahist, të renditur sipas kategoris së mëposhtme:

Kategoria e të rriturve:
Vendi i I – Sulejman Kollari
Vendi i ll – Arsim Hana
Vendi i lll – Bekim Ermeni
Vendi i lV – Sabahudin Kollari

Kategoria e të rinjëve:
Vendi i I – Alaudin Shtavica
Vendi i ll – Sufjan Rulit
Vendi i lll – Esat Kollarit

Kategoria e femrave:
Vendi i l – Elma Sharku
Vendi i ll – Besjana Sokoli
Vendi i lll – Ariona Sharku

Me mirënjohje post mortum u nderua shahisti Gani Daka, për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë karrierës së tij në sportin e shahut.

Poashtu, me pjesëmarrje na nderuan edhe ekipet nga Gjakova, K.Sh “Vëllaznimi”, K.Sh “Malasi” nga Malisheva dhe K.Sh “Vëllaznimi” – vajzat.