Republika e Kosoves

Rahovec

Në Malësi të Vogël të Komunës së Rahovecit, mbrëmë është bërë përurimi i rrjetit të ndriçimit të fshatit

2020/07/29 - 9:09

Në ceremoninë inauguruese të këtij projekti me rëndësi për qytetarët e këtij lokaliteti, kanë prezantuar edhe udhëheqësit më të lartë të institucioneve komunale më në krye kryetarin e komunës, z. Smajl Latifi.

Gjatë ditës së djeshme Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi bashkë me drejtorin e DSHP-së, Përparim Krasniqi, drejtoreshën e administratës Saranda Sallteku dhe qytetarë nga fshati Malësi e Vogël, kanë bërë përurimin e projektit të rrjetit të ndriçimit publik.

‘’Ky projekt ka kushtuar 64.000.00 euro, ku janë ndriçuar mbi 4 KM: (6 rrugë, 5 rrugë të lagjeve dhe segmenti kryesor si dhe 113 poça elektrik).
Prioritet i qeverisjes sime mbetet kompletimi i projekteve infrastrukturore që janë elemente bazë të cilësisë së jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të komunës së Rahovecit’’ ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun