Republika e Kosoves

Rahovec

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska ka vizituar zyren e vendit në Ratkoc

2020/07/27 - 1:23

Nënkryetari i komunës së Rahovecit, z. Fatmir Iska me bashkëpunëtor, ka vizituar zyren e vendit në Ratkoc, aty ku fermerët e zones tashmë për herë të dytë po aplikojnë për subvencione të Ministrisë së Bujqësisë.

‘’Task Forca e Drejtorisë së Bujqësisë është në dispozicion të fermerëve të komunës së Rahovecit për procedurat e aplikimit, poashtu njëjtë sikurse edhe vitin e kaluar Komuna e Rahovecit i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që ky proces të përfundojë sa më mirë për fermerët tanë’’ ka thënë ndër të tjera Nënkryetari Iska.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun